Extra Psikologe Enertila Bekteshi: Meshkujt lëndohen më shumë nga ndarjet

Psikologe Enertila Bekteshi: Meshkujt lëndohen më shumë nga ndarjet

“Ne jemi duke jetuar në një shoqëri që po zhvillohet me të rinj të guximshëm të cilët edhe jetën seksuale duket se po e zhvillojnë shumë shpejt. Në një intervistë të detajuar, Dr. Enertila Bekteshi Psikologe Klinike, na jep një këndvështrim profesional në lidhje me raportet e të rinjve në ditët e sotme. E pyetur se kush i përjeton më keq ndarjet, ajo thekson se edhe pse në dukje mendojmë se femrat e përjetojnë më keq ndarjen, faktikisht është e kundërta.

Në takimet tuaja profesionale se eksperte e fushës takoheni me shumë vajza dhe djem që drejtohen tek ju pas një ndarje. Kush lëndohen më shumë meshkujt apo femrat sipas statistikave që ju mund të keni?

Sigurisht që ndarja është nje vendim i papëlqyer dhe nuk është i drejtë për askend në momentin që kjo ndodh. Përgjithsisht duket sikur vajzat janë ato të cilat e vuajnë më shumë pjesën e ndarjes, por ajo që vihet re është e kundërta, meshkujt janë ata të cilët vuajnë më shumë dhe më gjatë pasojat e ndarjes, edhe ndoshta duke u munduar më shumë për ta fshehur apo anashkaluar situatën. Përgjithësisht meshkujt nuk janë të përgatitur emocionalisht pëe ndryshime në jetën e tyre. Ndryshimet që u ndodhin në jetë do t’u duhet kohë për t’i përmirsuar gjendjen e shkaktuar.

Është ulur mosha në të cilën të rinjtë krijojnë lidhje dhe kryejnë marrëdhënie seksuale, mendoni se ndikojnë rrjetet sociale në këtë fenomen?

Teknologjia, rrjetet sociale janë bërë një gjë shumë përfshirëse në jetën tonë, të rinjtë kalojnë një kohë shumë të madhe në rrjetet sociale, kështu që dashur pa dashur përfshihen shume në to. Komunikimi apo qoftë kërkimi i informacioneve sot është i drejtuar nga interneti apo aplikacionet e ndryshme, duke marrë kohën apo vëmendjen të rinjve të cilët po shprehen se po ndihen komod në këtë rutinë. Ndaj duket sikur edhe në marrëdhëniet e tyre ka influencën e vet rrjeti social, i cili i orienton apo shtyn për një marrëdhënie më të lehtë me tjetrin duke qënë se nuk ndodhen përball fizikisht, i lejon ata të shprehen me lirisht, apo sillen më lirisht me tjetrin. Në njëfarë mënyre janë më të lirshëm, por edhe modelet e ofruara nga interneti u japin një lloj guximi për të vepruar apo krijuar lidhje.

Sipas statistikave janë më shumë meshkujt apo femrat që bëhen shkak për ndarjen?

Studimet dhe opinionet mund të jenë nga më të ndryshmet, statistikat vazhdimisht ndryshojnë po ashtu. Personalisht ndarjen e shoh si një zgjidhje të mirë nëse marrëdhëniet nuk janë të shëndetshme pa bërë fajtor apo guximtar femrën apo mashkullin.

Rrjetet sociale ndikojnë në shtimin e rasteve të tradhëtisë?

Vëmendja e madhe mbi rrjetet sociale mbi reklamimin e jetës private shtyn sigurisht në joshjet apo inetesat përtej miqësisë së vërtetë, megjithëse mund të mos ketë kontakte fizik me tjetrin apo komunikuesin është një lloj tradhëtie. Përdoruesit e rrjeteve sociale janë më të prirur për të tradhëtuar  kjo ndodh për fat të keq.

A ndodh që paciente vajza të jenë shfaqur tek ju të penduara që kanë nisur një jetë seksuale në moshë të re?

Ne jemi duke jetuar në një shoqëri që  po zhvillohet me të rinjë të guximshëm të cilët edhe jetën seksuale duket se po e zhvillojne shumë shpejt. Ajo që unë personalisht jam duke vënë re është se ka ndryshuar mendimi për jetën seksuale, të rinjtë nuk shprehin shenja pendimi madje kërkojnë lirinë e tyre.

Sipas psikologjisë cila është mosha mesatare kur një djalë ose vajzë duhet të krijoi një lidhje?

Çdo i ri apo e re ka të drejtë të kënaqet apo të përjetoi emocione apo ndjenja të veçanta. Vëmendja që tjetri krijon ndaj teje sigurisht që të bën të ndihesh mirë. Mosha 18-19 për mua është shumë domethënëse në marrjen e vendimeve të rëndësishme, kështu që edhe në këtë këndvështrim 18-19 viteve do t’i referohesha. Edhe përsa i përket seksualitetit apo marrëdhëniet midis dy të rinjve duan pak pjekuri apo duhet të jenë pak më të fortë emocionalisht për të përballuar apo shijuar një marrëdhënie.

Sa të rëndësishme janë konsultat me psikologun në raste kur një person pëson një ndarje ose përjeton një lidhje problematike?

Ndarjet kanë një kosto emocionale që do kohën e vet të përmirësohet, ndonjëherë ato bëhen edhe të pa suportueshme duke shkaktuar edhe probleme serioze me shëndetin mendor, nëse nuk përballohet dot sigurisht që një specialist është shumë më mirë për të orientuar. Terapitë janë shumë lehtësuese dhe ndihmojnë shumë për ta kaluar gjendjen shpejtë dhe lehtë. /TemA Tv