Shëndet PSIKOLOGJI/ Të kapesh dorë për dore bën mirë për shëndetin

PSIKOLOGJI/ Të kapesh dorë për dore bën mirë për shëndetin

Në një botë gjithnjë e më dixhitale, mbajtja e duarve bashkuar me partnerin është një mënyrë ideale për qenien tonë njerëzore, sepse është një gjest që nuk njeh dallime në gjini, moshë apo çfarëdo lloj situate, shkruan ”Il Corriere della sera”.

Shkenca ka treguar se nga ky veprim ka përfitime të panumërta për trupin dhe mendjen.

Studime të shumta kanë treguar se, në të vërtetë, mbajtja e duarve bashkuar zvogëlon sasinë e kortizolit (hormoni i stresit), ul presionin e gjakut dhe ngadalëson rrahjet e zemrës.

“Ky gjest, që duket banal, zbut pasojat fiziologjike të stresit të akumuluar nga trupi”, nënvizon psikologu Matt Hertenstein në faqen e internetit PureWow.