Extra Psikologji/ Zbuloni vetveten te ky ilustrim: Njeriu në foto në shtëpi apo...

Psikologji/ Zbuloni vetveten te ky ilustrim: Njeriu në foto në shtëpi apo jashtë?

Varësisht se si e shihni këtë njeri në ilustrim, zbulon diçka në lidhje me karakterin tuaj, ose atë që mund të keni patur të fshehur deri tani, e për të cilën nuk keni qenë i vetëdijshëm.

E shihni njeriun brenda shtëpisë

Kjo tregon se ju jeni një qenie njerëzore krejtësisht normale që shmang konfliktet sa herë që mundet. Ju përpiqeni të gjeni mënyra të qeta për të komunikuar me njerëzit ose për të zgjidhur disa probleme. Ju hyni në konflikte vetëm në raste ekstreme, kur nuk ka rrugë tjetër.

E shihni njeriun jashtë shtëpisë

Tregon se e vlerëson ndershmërinë dhe hapjen mbi çdo gjë. Është përparësia juaj në jetë, pa marrë parasysh se çfarë mendojnë të tjerët në lidhje me të. Jeni i pavarur në qëndrime, e kjo mund t’ju sjellë dhe telashe hera-herës, sepse shumë njerëz nuk duan të dëgjojnë të vërtetën. Kjo është arsyeja pse keni shumë miq, por edhe armiq.

Ju mund të shihni njeriun brenda dhe jashtë shtëpisë

Ju jeni një krijesë shumë origjinale dhe krijuese. Imagjinata juaj është vazhdimisht aktive dhe sigurohuni që miqtë tuaj ta shfrytëzojnë atë. Gjithashtu, ju keni një ndjenjë të madhe humori. Mënyra se si funksionon mendja juaj shpesh është argëtimi i të tjerëve duke treguar absurditetet e ndryshme të jetës.