Aktualitet Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori dosjen

Publikimi i përgjimeve nga “Bild”, Prokuroria e Tiranës kërkon kush nxori dosjen

Pas publikimeve të disa pjesëve të përgjimeve nga dosja 339 nga mediat e ndryshme përfshi edhe gazetën gjermane Bild, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për nxjerrjen e fakteve të hetimit. Lajmi u bë i ditur nga institucioni i akuzës dhe nën hetim do jenë personat që kane patur dijeni për këtë dosje.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka nisur hetimet në lidhje me të dhënat e publikuara mediatikisht, për çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.

Mësohet se hetimet e filluara kryesisht synojnë të nxjerrin në pah, arsyet e publikimit në mënyrë të paligjshme të këtyre përgjimeve që i përkasin çështjes nr 339.

Prokuroria do ndjekë me vëmendje rastin duke kryer veprime konkrete për zbardhjen e çështjes.