Aktualitet Publikohen pamjet e kokainës, policia greke zëvendësoi drogën me oriz

Publikohen pamjet e kokainës, policia greke zëvendësoi drogën me oriz

Autoritetet greke kanë publikuar pamjet kokainës që ishte nisur nga ekuadori drejt Shqipërisë. Ashtu sikurse duket edhe në video, pakot të izoluara edhe me pjesë gome ishin ndarë në 4 konteniere frigoriferike që transportonin banane për llogari të një kompanie që i përket një biznesmeni nga Vlora.

Gjatë ndërhyrjes në Pire pas kontaktit edhe me specialistë kundër krimit të organizuar në Shqipëri, është vendosur që udhëtimi i ngarkesës të vazhdojë dhe përveç GPS janë shtuar edhe gjurmues te tjerë nga hetuesit.

Lënda narkotike pasi u peshua rezultoi se ishte 137 kilogramë u zëvendësua me oriz.