Horoskopi Puna ideale sipas shenjave të horoskopit

Puna ideale sipas shenjave të horoskopit

Nuk jeni ende të qartë nëse keni bërë zgjedhjen e duhur sa i takon jetës suaj profesionale?

Keni kohë që e pyesni veten nëse jeni apo jo në vendin e duhur?

Prej kohësh, në punë nuk ndiheni të kënaqur, edhe pse paga është e mirë, paguheni gjithmonë në kohën e duhur dhe me kolegët keni marrëdhënie të mira, ju përsëri nuk ndiheni fare mirë, ndjeni që ju mungon diçka, pikërisht ajo që ju bën të palumtur.

Po e vini re se nuk po jepni maksimumin tuaj?

Por nëse kjo nuk do të ishte puna ideale për ju, ajo që ju përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme?

Yjet ju vijnë në ndihmë për t’ju treguar se cila do të ishte puna juaj ideale sipas shenjës së horoskopit që ju i përkisni.

Dashi

Agresivë dhe impusivë, të lindurit nën shenjën e dashit kanë tendencë të ekzagjerojnë gjithçka, prandaj këshillohet që të ndjekin një profesion që ka të bëjë me luftën për të fituar një kauzë të caktuar. Duke qenë se janë lider të lindur, sindikatat mund të jenë një prej vendeve ideale ku ata mund ta gjejnë më mirë të pozicionuar veten e tyre. Duke marrë ne konsideratë shpirtin aventuresk, ata mund ta gjejnë veten fare mirë edhe ne pozicionin e sipërmarrësit. Nëse janë të apasionuar pas mekanikës, ata mund ta gjejnë veten fare mirë edhe në fushën e automobilistikës. Në fund, natyra e tyre tjetet e ndjeshme mund t’i çojë ata edhe në fushën e mjekësisë, dhe madje edhe këtu do të ndiheshin fare mirë.

Demi

Duke qenë se janë tipa që nuk nxitohen dhe jashtëzakonisht të kujdesshëm, cilësi këto që edhe pse konsiderohen si shumë acaruese në disa profesione, në disa të tjera mund të jenë pikërisht ato që mund të kërkohen më shumë. Për shembull profesioni i financierit, bankierit apo i nëpunësit civil, janë disa pozicione ideale për këtë shenjë. Edhe gjithçka që do të kishte lidhje me artin apo me krijimtarinë, do të dukej mjaft tërheqëse për këtë shenjë. Demat mund të bëhen arkitektë shumë të zotë, tregtarë arti, shkrimtarë apo edhe modelë. Duke qenë se është shenjë toke, ata mund ta gjejnë veten fare mirë edhe ne punët që kanë lidhje me agrikulturën.

Binjakët

Edhe pse shumë komplekse si shenjë, binjakët duke qenë se karakterizohen nga një sens i lartë humori dhe nga një elokuencë e rrjedhshme, mund ta gjejnë veten fare mirë në televizion apo në radio. Ata do të ishin shumë të zotë edhe në profesione të tilla si marketing apo agjentë udhëtimesh. Janë shumë të dhënë pas mësimit të gjuhëve të huaja dhe lingusitikës, gjë që i bën ata shenjën ideale për të punuar në pozicionin e mësuesit. Ndihen mjaft mirë edhe në çdo fushë që rrit dhe që nxit akoma më tej kreativitetin e tyre, prandaj ata mund të ishin personat idealë për të punuar në fushën e gazetarisë.

Gaforrja

Duke qenë se janë tipa shumë të ndjeshëm dhe të turpshëm, të gjithë ata që janë të shenjës së gaforres do të ishin idealë në pozicione që kanë lidhje me artin, si shkrimtarë apo piktorë. Pavarësisht personalitetit të tyre introvert, ata mund ta gjejnë veten fare mirë edhe në fushën e marketingut, tregtisë, sidomos në import dhe eksport. Por duke qenë se gaforret janë një shenjë që i marrin gjërat më shumë qetësi, dhe të rralla janë ato gaforre që kanë bërë karrierë përpara të 30-ve, prandaj edhe kanë kohën e duhur në dispozicion për të gjetur profesionin që i përshtatet më së miri.

Luani

Liderë të lindur, luanët e gjejnë veten më mirë në profesione të profilit të lartë. Karriera diplomatike është sektori ku ata e gjejnë veten më mirë dhe aty ku do të ndihen të suksesshëm. Presidentë të një grupi të suksesshëm, drejtorë të një kompanie të mirënjohur dhe funksionarë të lartë, janë disa prej pozicioneve të tjera ideale për këtë shenjë.

Virgjëresha

Të gjithë personat që i takojnë shenjës së virgjëreshës do ta gjenin veten e tyre fare mirë nëse do të punonin në fushën e studimeve shkencore. Ato do të ishin inxhinierë dhe mjekë të zotë. Agrikultura dhe ortikultura do të ishin zgjedhjet ideale për të gjitha ata që pëlqejnë të punojnë në ajër të pastër.

Peshorja

Personat që i takojnë shenjës së peshores janë shumë të qëndrueshëm dhe mbi të gjitha përshtaten mësë miri sidomos me të gjitha shenjat e tjera solare, prandaj ata nuk do ta gjejnë veten kurrë në vështirësi për të komunikuar. Drejtësi, marketing, tregti, automobilistikë janë të gjitha fusha në të cilat kjo shenjë mund të shkëlqejë.

Akrepi

Ndër shenjat më krenare, ata impenjohen në maksimum në çdo profesion që marrin përsipër për të kryer. E gjejnë veten fare mirë në pozicione të tilla që kërkojnë përkushtim dhe kujdes, si mjekësia, ku këto karakteristika janë shumë të kërkuara. Si kirurgë nuk kanë të krahasuar. Ata mund të jenë të suksesshëm edhe në fushën e gazetarisë investigative.

Shigjetari

Kanë një talent për të dramatizuar çdo gjë, madje edhe gjërat më të thjeshta, prandaj ata janë të lindur për të punuar në teatër. Ata do të kishin sukses edhe nëse do të eksploronin fushën e politikës.

Bricjapi

Edhe pse shumë punëtorë dhe të përpiktë, të gjithë të lindurit nën shenjën e bricjapit nuk janë ndër kolegët idealë por ama ata janë ndër punonjësit idealë për çdo punëmarrës. Do ta gjenin vetëm fare mirë në pozicionin e llogaritarit, ku do të kujdeseshin për paratë tuaja njësoj si për të vetat.

Ujori

Kjo është një prej shenjave më të vështira për ta vendosur brenda një kornize pune. Janë të prirur të mos ndjekin dhe të mos bëjnë zgjedhjet që bën shumica. Ata janë të tërhequr të ndjekin pozicione në fusha të tilla si marina, aeronautika, kërkimet shkencore, sidomos ato që kanë të bëjnë me studimin e sëmundjeve të rralla. Profesioni i shkrimtarit dhe ai i piktorit, janë dy të tjera ku kjo shenjë mund të shkëlqejë.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe me plot fantazi, arti dhe muzika janë fushat ideale për këtë shenjë. Peshqit tërhiqen gjithashtu edhe nga fusha e astrologjisë. Recitimi, skulptura, piktura, janë disa fusha të tjera me mjaft interes për të gjithë të lindurin nën shenjën e peshqve.