Aktualitet “Puna nisi që në janar me hapjen e kompanisë”, gazetarja jep detaje...

“Puna nisi që në janar me hapjen e kompanisë”, gazetarja jep detaje nga laboratori i drogës në Fier

Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me grupin e arrestuar pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, ku u gjetën 430 kg kokainë mes thasëve me pleh kimik.

E ftuar në Top News, Hoxha tha se plani për sjelljen e drogës ka nisur që nga janari. Hoxha u shpreh se fillimisht u hap kompania dhe më pas vijoi transporti i thasëve me pleh kimik. Ajo tha se SPAK ka në dorë përgjime që ndan rolet e të përfshirëve. Për katër të arrestuarit nga Tirana, Hoxha tha se ishin ‘garantorët’ e mallit.

“SPAK ka disa përgjime, janë identifikuar veprimet e tua. Nisën veprimet për të hapur një kompani që do të merrej me importin e plehut kimik dhe të frutave ekzotikë.

Muaj më vonë grupi mori formë të caktuar. Në muajin maj është nisur ngarkesa. Fillimisht në Pire, më pas në Malin e Zi. Katër të rinjtë e vënë në pranga në Tiranë, Klajdi Vrioni (Kodra), Redion Meshi, Bledar Matoshi dhe Marildo Rona ishin garantorët që do ta çonin të sigurtë në destinacion,”- tha Anila Hoxha.