Bota Punëdhënësit gjermanë: Merkel kishte të drejtë, emigrantët po na mbajnë ekonominë

Punëdhënësit gjermanë: Merkel kishte të drejtë, emigrantët po na mbajnë ekonominë

Integrimi i refugjatëve të cilët kanë ardhur në vitet e fundit në Gjermani po zhvillohet më shpejt dhe më i suksesshëm nga sa pritej – tha presidenti i Federatës së Punëdhënësve gjermanë, Ingo Kramer.

“Angela Merkel kishte të drejtë kur tha tre vjet më pare se ‘do të kemi sukses’”. Nga një milion e më shumë se njerëzit që mbërritën në Gjermani pas 2015, aktualisht ka mbi 400,000 prej tyre që janë punësuar ose janë në proces të formimit profesional”, tha Kramer.

Sipas tij, “shumica e emigrantëve të rinj tashmë flasin gjermanisht aq mire as pas një viti ata mund të ndjekin trajnimin profesional”.

Ai i bëri thirrje shoqërisë për të ndryshuar qëndrimin bazë ndaj konceptit të migracionit.

“Shumë emigrantë janë bërë përkrahës të ekonomisë gjermane. Ne nuk duhet të kemi frikë nga emigracioni, por ne duhet të shohim njerëzit që vijnë në Gjermani si pasuri të shoqërisë sonë”, tha Kramer.

Ai shpjegoi se ekonomia gjermane është e varur nga importi i punës.

“Gjermania duhet t’i kthehet emigrimit ndryshe nga ajo në të kaluarën. Ne duhet të pranojmë punëtorë nga jashtë, përndryshe ekziston rreziku që ekonomia të dobësohet dhe të bjerë në një krizë të ngjashme me atë të viteve ‘90”, tha Kramer.

Ai shprehu shpresën se ligji i ri mbi emigracionin e fuqisë punëtore të kualifikuar, rreth të cilit kanë rënë dakord në parim palët e koalicionit qeverisës, së shpejti do të hyjë në fuqi.