Extra Punët më të mërzitshme në botë dhe vendet ku mërzitesh më shumë...

Punët më të mërzitshme në botë dhe vendet ku mërzitesh më shumë në punë

Puna më e mërzitshme nga të gjitha? Ajo e avokatit dhe më tej gjithë profesionet që kanë të bëjnë me ligjin.

Vendi ku mërzitesh më shumë në punë? Italia, njëlloj si dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Të paktën sipas një studimi të ‘Emolument’, një shoqatë angleze që merret me konsulencë.

Studimi u bazua në 1300 punë të ndryshme.

Në vendin e dytë me 78% renditen menaxherët e projekteve. Të tretët me 45% renditen ata që punojnë në sektorin e kërkimeve dhe zhvillimit (Research & Development).

Sa i takon vendeve ku njerëzit mërziten më shumë në punë me 83% renditen Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 74%.

Ndërsa në Zvicër vetëm 51% e punëtorëve shprehen të mërzitur, duke thënë se arrijnë të gjejnë motivimin dhe dinamizmin mes punës dhe jetës së tyre.