Extra Puthja e parë në Big Brother Vip mes Beatrix dhe Donald (VIDEO)

Puthja e parë në Big Brother Vip mes Beatrix dhe Donald (VIDEO)

Pas vetëm 3 ditësh që deklaruan hapur pëlqimin mes njëri-tjetrit, Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj kanë shkëmbyer puthjen e parë në Big Brother Vip.

Pas spektaklit të së martës ata kanë qëndruar bashkë dhe tashmë nuk ka më dyshime për ndjenjat e tyre. Beatrix ka thënë se kishte shumë frikë të fliste dhe zgjodhi të mos thonte asgjë.

“Kisha shumë frikë të flisja, nuk e ke idenë. Se thoja me veten, o Zot i madh, më mirë mos thuaj gjë. Shumë frikë, s’e ke idenë”, i tha ajo Donaldit.

Ndërkohë që ajo e quante gjithë këtë që po ndodh të frikshme, Donaldi ka thënë se është në fakt e bukur.

“Kur them e frikshme… po aq e frikshme, po aq e bukur”, u përgjigj Beatrix.

Ndërkohë asnjë reagim nuk ka patur nga moderatorja Bora Zemani në lidhje me këtë situatë.