Bota Putin censuron dasmën mbretërore

Putin censuron dasmën mbretërore

49
0
Shpërndaje

Mediat më të rëndësishme në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry këtë të shtunë, dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euroaziatik dhe Britanisë së Madhe.

Marrëdhëniet midis dy shteteve janë acaruar që kur ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik sëbashku me vajzën e tij Yulia.

Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shënjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen.

Megjithatë, Rusia e mohoi se kishte gisht në sulm.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in