Bota Putin dhe Erdogan, bashkë dhe për një vaksinë ruso-turke

Putin dhe Erdogan, bashkë dhe për një vaksinë ruso-turke

Presidentët e Rusisë dhe Turqisë, Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit në zhvillimin e vaksinave dhe terapive koronavirus, tha shërbimi për shtyp i Kremlinit pas një bisede të tyre telefonike.

Të dy presidentët diskutuan në detaje problemet e luftimit të pandemisë koronavirus.

Putini dhe Erdogan theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të mëtejshëm midis agjencive përkatëse të dy vendeve në zhvillimin e vaksinave dhe terapisë për trajtimin e infeksionit, thuhet në deklaratë.

Putin falënderoi partnerët turq për ndihmën e tyre në organizimin e riatdhesimit të qytetarëve rusë dhe për ndihmën humanitare në një numër të madh të rajoneve ruse.

Pos kësaj, Putin dhe Erdogan bënë thirrje për përpjekje të intensifikuara për zbatimin e marrëveshjeve ruso-turke mbi Idlib në Siri dhe shprehën shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Libi.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu aspektet aktuale të tregtisë dypalëshe dhe bashkëpunimit ekonomik dhe ranë dakord të vazhdojnë dialogun e rregullt midis dy vendeve në nivele të ndryshme.