Bota “Putin i ka shpëtuar një atentati para dy muajsh”

“Putin i ka shpëtuar një atentati para dy muajsh”

Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati rreth dy muaj më parë. Lajmin e ka dhënë kreu i shërbimeve inteligjente ushtarake në Ukrainë, Kyrylo Budanov.

Duke folur për “Pravda”, ai tha: “Putinit iu bë atentat. Nuk pati sukses, por ndodhi rreth dy muaj më parë”.

Mendohet se Presidenti rus i ka shpëtuar 4 atentateve në të kaluarën, gjë që e ka bërë që të shoqërohet kudo nga një skuadër snajperistësh. Detyra e tyre e vetme është që të pikasin snajperistët e tjerë që duan të vrasin Putinin dhe t’i eliminojnë përpara se ata të tërheqin këmbëzën.