Bota Putin kërcënon: Nëse SHBA dërgon raketa në Europë, ne sulmojmë

Putin kërcënon: Nëse SHBA dërgon raketa në Europë, ne sulmojmë

Presidenti rus Vladimir Putin kërcënon Shtetet e Bashkuara duke thënë që nëse do të pozicionojnë raketa me rreze të mesme në Europë, Moska do të kundërpërgjigjet menjëherë duke vënë në shënjestër armatimet e tyre jo vetëm në vendet europiane, por edhe në SHBA.

Në deklaratën më të fortë mbi mundësinë e një gare të re armësh, Putin tha se Moska nuk kërkonte konfrontim, por se pozicionimi i raketave amerikane në Kontinentin e Vjetër është një kërcënim shumë i madh për sigurinë e Rusisë dhe paqen në tërësi.

Gjatë fjalimit për gjendjen e kombit shefi i Kremlinit zbuloi gjithashtu përforcimet e reja në mbrojtje duke prezantuar disa nëndetëse.

Ai tha se vijon puna për ndërtimin e armëve të reja.