Bota Putin: M’i publikoni bisedat me Trump, unë e di çfarë flas, kam...

Putin: M’i publikoni bisedat me Trump, unë e di çfarë flas, kam qenë agjent sekret

Presidenti rus Vladimir Putin ka bërë me dije se nuk kundërshton publikimin e transkripteve të  bisedave me presidentin amerikan Donald Trump.

Në hapjen e konferencës së Javës së Energjisë Ruse në Moskë, Z. Putin tha që nuk ishte kundër lëshimit të transkriptimeve të bisedave të tij me presidentin amerikan.

“Shiko, unë nuk kam qenë president gjatë gjithë jetës. Puna ime e mëparshme (si agjent sekret) më mësoi se çdo bisedë mund të publikohet në një moment”, tha ai. “Unë gjithmonë veproj duke e kujtuar këtë fakt”.

Kryetari i komitetit të inteligjencës së vendit, Adam Schiff tha se Kongresi ishte i vendosur të merrte transkriptime të thirrjeve midis Z. Trump dhe udhëheqësve botërorë, përfshirë Z. Putin, për shqetësimet se ai mund të kishte rrezikuar sigurinë kombëtare.

Trump po përballet me një hetim të fajësimit për bisedat e tij me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy dhe është nën presion nga demokratët pas një bisede të 25 korrikut me z. Zelenskiy, gjatë së cilës kreu i Shtëpisë se Bardhë akuzohet se ka bërë presion ndaj Ukrainës për të hetuar familjen e kundërshtarit të tij politik, Joe Biden.

Presidenti amerikan është akuzuar se po ashtu i ka kërkuar kryeministrit australian Scott Morrison të ndihmojë hetimin e këshilltarit special Robert Mueller për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.