Bota Putin njofton qendër arkivore për Luftën e Dytë Botërore: Për të mbyllur...

Putin njofton qendër arkivore për Luftën e Dytë Botërore: Për të mbyllur ca gojë të ndyra

“Ne do t’u mbyllim gojët e ndyra që disa liderëve u hapen për të arritur qëllime të menjëhershme politike. Këtë do e bëjmë me informacion mbi të vërtetën”, tha Putin në një takim me veteranët.

Ai përmendi shembullin e Izraelit që nuk lejon harrimin e Holokausti dhe kujtoi se do të vizitojë Izraelin në ditët në vijim për të zbuluar monumentin kushtuar viktimave të bllokadës së Leningradit, raportojnë media ruse.

“Është një ngjarje e rëndësishme. Ai kujton viktimat e Luftës së Dytë Botërore dhe ata që dhanë një kontribut vendimtar në humbjen e nazistëve”, tha ai.

“Organizatat hebraike dhe udhëheqja e Izraelit po bëjnë një punë shumë zgjuar, duke mos e lënë botën të harrojë viktimat e Holokaustit”, theksoi Putin.

“Fatkeqësisht, ka një numër të konsiderueshëm hebrenjsh nga Bashkimi Sovjetik, si rusë po ashtu, midis viktimave të Holokaustit”, shtoi Putin, duke theksuar se Rusia pësoi humbjet më të mëdha në Luftën e Dytë Botërore.

Ai tha se për shkak të kësaj, Rusia do të krijojë një qendër arkivore të dokumentacionit, e cila do të jetë e hapur për qytetarët rusë dhe për të gjithë botën.