Bota Putin: Perëndimi u mëson fëmijëve të ndryshojnë gjini, kjo është si krim...

Putin: Perëndimi u mëson fëmijëve të ndryshojnë gjini, kjo është si krim kundër njerëzimit

Vladimir Putin ka sulmuar ashpër vendet perëndimore, duke thënë se janë shumë pranë kryerjes së krimeve kundër njerëzimit, duke u mësuar fëmijëve që nuk ka asnjë problem po të ndryshosh gjini.

“Njerëzit që guxojnë të thonë se burrat dhe gratë ekzistojnë ende si fakt biologjik, thuajse përjashtohen. Pa përmendur se është thjesht monstruoze që fëmijëve sot u mësohet që në moshë të re, që një djalë mund të bëhet lehtësisht vajzë dhe anasjelltas. Kjo thjesht anon drejt krimeve kundër njerëzimit, nën flamurin e progresit”, tha Putin në një takim të zhvilluar në Soçi të enjten në mbrëmje, raportoi “Moscow Times”.

Putin tha se Rusia shërben në këtë moment si një kundërpeshë e kulturës së fshirjes që po ndodh në Perëndim, ku lufta për barazi dhe kundër diskriminimit po kthehet në absurditet. “Këtu në Rusi njerëzit as që duan t’ia dinë se çfarë ngjyre ka lëkura e një personi”, tha Putin.