Bota Që nga viti 2015, BE-ja ka shpëtuar rreth 730,000 refugjatë në Mesdhe

Që nga viti 2015, BE-ja ka shpëtuar rreth 730,000 refugjatë në Mesdhe

Bashkimi Europian ka ndihmuar për të shpëtuar gati 730,000 refugjatë nga operacionet në Mesdhe nga viti 2015, sipas shifrave nga Komisioni Evropian.

Sipas Dimitris Avramopoulos, Komisioneri evropian për Migracionin, shpëtimi jetëve mbetet prioritet për BE dhe anëtarët e saj.

Ai shtoi se organizatat joqeveritare kanë luajtur një rol kyç në operacionet e shpëtimit në Mesdhe dhe se për këtë arsye ata nuk duhet të ndiqen penalisht.

Ai theksoi se të gjithë duhet të respektojnë të drejtën ndërkombëtare kur marrin pjesë në shpëtim dhe nuk duhet të kontribuojnë në trafikimin e paligjshëm dhe kontrabandën e njerëzve.

Këtë javë, BE pezulloi operacionin e saj “Sophia” me qëllim të shtypjes së një rrjeti kontrabandistësh në Mesdhe për shkak të mospajtimit të anëtarëve të BE rreth atyre që do të marrin përsipër emigrantët.

Qeveria italiane kundërshton rinovimin e operacionit “Sophia” nëse anëtarët e tjerë nuk vendosin të marrin më shumë emigrantë, dhe ka edhe vende që plotësisht refuzojnë të marrin refugjatë.

Operacioni “Sophia” do të vazhdojë të ofrojë mbështetje ajrore dhe trajnim për Rojën Bregdetare libiane.