Aktualitet Qëllohet me armë një person te Komuna e Parisit

Qëllohet me armë një person te Komuna e Parisit

Një person ka mbetur i plagosur me armë mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tek Komuna e Parisit në një kryqëzim rrugor.

Personi që është qëlluar me armë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ai është E.K, 26 vjeç dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

I plagosuri është qëlluar në këmbë.

Shkaqet janë të paqarta, teksa në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore.

Sa u përket autorëve, nuk ka asnjë informacion.

Ata janë larguar me shpejtësi duke përfituar nga errësira.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.