Aktualitet Qëlloi me armë zjarri drejt një makine, arrestohet pas 7 muajsh 39-vjeçari...

Qëlloi me armë zjarri drejt një makine, arrestohet pas 7 muajsh 39-vjeçari në Elbasan

Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në Elbasan i shpallur në kërkim më parë për tentativë vrasjeje me dashje.

Sipas policisë, në datën 17 qershor të vitit të kaluar ai kishte qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti në lëvizje por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

“Shërbimet hetimore dhe operacionale të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 22.06.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Nga veprimet hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, rezultoi se 39-vjeçari, më datë 17.06.2022, në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti që ndodhej në lëvizje, duke shkaktuar për pasojë, vetëm dëme materiale. Vijojnë hetimet me qëllim përcaktimin e përgjegjësisë së plotë penale të shtetasit E. M”, thuhet në njoftimin e policisë.