Extra Qëndroi tre muaj në terapi intensive, sapo takon bashkëshorten pacienti shërohet

Qëndroi tre muaj në terapi intensive, sapo takon bashkëshorten pacienti shërohet

Tre muaj, saktësisht 95 ditë, qëndroi në terapi intensive një pacient i prekur me koronavirus në Brescia të Italisë.

Në një moment tejet të vështirëm kur të infektuarit i kishin mungua prej 3 muajsh të afërmit, mjekët marrin vendimin. Ata lejojnë bashkëshorten ta takonte atë. Një takim, i cili duket se i dha forca këtij personi për të mposhtur virusin që u ka marrë jetën mbi 650 mijë personave deri tani në botë.

Siç raportohet nga “Giornale di Brescia”, ky pacient, të cilit nuk i bëhet publik emri dhe mosha, kishte qëndruar për një kohë të gjatë në respiratorë dhe nuk arrinte të përmirësohej. Më pas, vizita e bashkëshortes dhe gjithçka ndryshoi për mirë.

Një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen pacientët me koronavirus të cilët kurohen në spitale është mungesa e të afërmve, të cilët për shkak të mundësisë tejet të lartë të infektimit në ambientet e spitalit, nuk lejohen të futen dhe të takojnë personin e infektuar.

Ky rast ishte një përjashtim, ashtu siç ka thënë edhe Gabriele Tomasoni, drejtuesi i pavionit ku ka qëndruar ky pacient. Ai është shprehur se vendimi ishte i vështirë dhe për të është konsultuar edhe me stafin e spitalit. Për fatin e tyre të mirë, fundi ishte i lumtur.