Sport “Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

“Qëndron po fitove Champions?” Pochettino “shtang” tifozët e Tottenhamit

Lumturia dhe lotët e gëzimit pas arritjes spektakolare në Amsterdam, për Champions League, iu lanë vendin dyshimeve të trajnerit të Tottenhamit për të ardhmen e tij në stolin e skuadrës londineze.

I pyetur nëse do të linte “Spurs”-at nëse fitonte në finalen e Championsit, tekniku argjentinas u përgjigj me mundësinë e largimit edhe nëse do të humbasë.

I kërkuar nga klubet më të njohura europiane, të gatshme ta mbulojnë në miliona vetëm për ta bindur ta nisë sezonin dhe projektin e ri me ta, Mauricio Pocchettino rindezi edhe njëherë zërat e merkatos që e afrojnë me Paris Saint-Germain, Juventusin apo Milanin.

Tekniku latin ka admirues të shumtë, e pas 5 vitesh në Londër mund të vendosë të provojë diçka të re, me ose pa suksesin në Champions.

Takimi në finalen e madhe të Madridit do të ishte mbyllja e një rrethi që simbolizon një aventurë fantastike të nisur në vitin 2014 me “Spurs”-at. Pa merkato, por me dëshirë dhe lëvizje të guximshme, Pochettino ka dërguar skuadrën në ndeshjen e fundit të Championsit.

Për shkak të së kaluarës së tij tek Espanyoli, trajneri ka thënë se kurrë nuk do të drejtojë Barcelonën, por ka të tjerë gjigantë që e duan ta ulin në stol që pas një muaji. Bayern Munchen, Manchester United apo PSG kanë oferta konkrete.