Kuriozitete Qeni që zbuloi 132 kilogramë hashash në një kamion… frigoriferik!

Qeni që zbuloi 132 kilogramë hashash në një kamion… frigoriferik!

Një qen i policisë gjermane gjeti një ngarkesë të madhe me hashash, pas një muri të rremë në një kamion frigoriferik në perëndim të vendit, diçka tepër e vështirë për një krijesë të tillë, njoftuan oficerët doganorë në qytetin Essen.

Ngarkesa me peshë 132 kilogramë dhe e vlerësuar nga policia për 1,2 milionë euro, u zbulua gjatë një kontrolli pranë fshatit Ladbergen midis qyteteve Osnabrueck dhe Muenster.

Qeni, i quajtur Reese, gjeti ngarkesën gjatë kontrollit të një kamioni me targa polake, në autostradë.

Gjatë shkarkimit të kamionit, oficerët doganorë gjetën hashashin në 37 pako.

Shoferi është arrestuar.