Kuriozitete Qenushja Foglia, një heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë...

Qenushja Foglia, një heroinë me katër putra që na erdhi në ndihmë gjatë tërmetit

Qenushja Foglia është një nga heronjtë me katër putra që erdhën në ndihmë të banorëve të ngelur nën rrënoja gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

“New York Times” ka publikuar një foto të qenushes duke i kushtuar një paragraf në shkrimin për tërmetin në vendin tonë.

“Kjo është Foglia. Një qen kërkimi, që ka ardhur nga Italia në Shqipëri për të mbështetur ekipet që kryejnë operacionet e kërkim-shpëtimit, pas tërmeteve që goditën vendin në fillim të javës. Roli i Foglia-s dhe i pronarëve të saj është shumë i rëndësishëm.

Tre ekipe kërkim-shpëtimi prej më shumë se 200 vetash janë vendosur në Shqipëri, nëpërmjet mekanizmit tonë të mbrojtjes civile. Tani, po ndihmojmë duke iu përgjigjur kërkesës së Shqipërisë për më shumë mbështetje me ndihma logjistike dhe inxhinierë konstruktorë”, shkruan NYT krahas fotove.

Ashtu si Foglia, është edhe Sadaku nga Kosova, një nga heronjtë e vegjël që dha një kontribut shumë të madh për forcat ndihmëse dhe vetë jetët e mbetura nën rrënojat e banesave të shkatërruara.