Bota Qeveria e Maqedonisë jep 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Maqedonisë jep 100 mijë euro për Shqipërinë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do japë një shumë prej 6 milionë denarëve ose 100 mijë euro si ndihmë fillestare për Shqipërinë pas tërmetit tragjik.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Nga Qeveria gjithashtu bëjnë të ditur se një ekip prej rreth 30 personave do të dërgohen në Shqipëri për të marrë pjesë në operacionet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë në zonat e prekura.

Gjithashtu Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i ka telefonuar Presidentit të Republikës Ilir Meta, ku i shprehu Kreut të Shtetit shqiptar ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e tërmetit që goditi mëngjesin e sotëm vendin tonë.

Presidenti Pendarovski i shprehu Presidentit Meta solidaritetin dhe gatishmërinë e strukturave të emergjencave civile maqedone për të ndihmuar Shqipërinë.