Politika Qeveria e re e Ramës: Cilat janë tre ministritë që preken

Qeveria e re e Ramës: Cilat janë tre ministritë që preken

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me të gjithë ministrat e qeverisë së tij në vilën qeveritare të Dajtit. Në fokusin e bisedimeve ka qenë analiza e punës së qeverisë, por edhe ajo çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve parlamentare, që është riformatimi i qeverisë.

Sipas Top News, mësohet se është bërë një bilanc për punët e realizuara deri tani dhe ato që nuk kanë mundur të përfundojnë, ndërsa i ka paralajmëruar se në qeverinë e 4-vjeçarit të ardhshëm do të ketë mjaft ndryshime.

Sakaq performanca e tyre e deritanishme do të luajë një rol kyç për përzgjedhjen ose jo të tyre për të mbajtur një post ministror.

Duket se ndryshimet fillestare do të bëhen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, atë të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, për të cilat do të përzgjedhë t’i drejtojnë deputetë të zgjedhur me më shumë vota preferenciale.

Ndër të tjera Rama ka paralajmëruar se do të ketë edhe emërime ministrash që nuk kanë qenë kandidatë për deputetë apo nuk kanë lidhje me bazën e Partisë Socialiste.

Në shtator, pas konstituimit të Parlamentit të ri pritet të formohet edhe qeveria e re