Kryesore Qeveria hap “thesin” e parave për komunitetet fetare në Shqipëri. Sa përfitojnë...

Qeveria hap “thesin” e parave për komunitetet fetare në Shqipëri. Sa përfitojnë gjithsecili

Qeveria ka miratuar fondet përkatëse për komunitetet fetare në vend për vitin 2019

Fondi prej 109 milionë lekësh të rinj, ndahet si më poshtë:

  1. a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekë, të ndarë në:

-11 544 000 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e dyzet e katër mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 74 (shtatëdhjetë e katër) punonjës të administratës;

– 20 280 000 (njëzet milionë e dyqind e tetëdhjetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 130 (njëqind e tridhjetë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

  1. b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

– 20 592 000 (njëzet milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e dy mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 132 (njëqind e tridhjetë e dy) punonjës të administratës;

-5 148 000 (pesë milionë e njëqind e dyzet e tetë mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 33 (tridhjetë e tre) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

  1. c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:

– 6 240 000 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 (dyzet) punonjës të administratës;

-19 500 000 (nëntëmbëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 125 (njëqind e njëzet e pesë) punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:

– 4 056 000 (katër milionë e pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 26 (njëzet e gjashtë) punonjës të administratës;

-14 640 000 ( katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e dyzet mijë) lekë, për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit;

-7 000 000 (shtatë milionë) lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore, me qendër në Tiranë, dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit. Shuma do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë – preventivat e paraqitura prej saj në kërkesën e vitit 2019, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur.

Sipas vendimit të qeverisë i firmosur nga zëvendëskryeministri Erion Braçe, fondet do të kalojnë në llogarinë e komuniteteve përkatëse brenda muajit prill, ndërsa Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet, janë institucionet që do të zbatojnë vendimin.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren Zyrtare”.