Politika Basha: Qeveria iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare!

Basha: Qeveria iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në nisjes së fjalës së tij përpara protestuesve të opozitës, tha se qeveria iu përgjigj thirrjes së opozitës për votën e lirë me dhunë dhe gaz helmues.

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për të kërkuar një të drejtë të pakështuezueshme, garancinë për lirinë dhe dinjitetin e çdo shqiptari, votën e lirë dhe të ndershme. Qeveria dhe kryeministri ilegjitim iu përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me provokime, me rrahje, me gaz helmues.

Përgjigja e vetme e Edi Ramës ishte dhuna. Me dhunë i mori zgjedhjet, ky është kryeministër ilegjitim. Tash, dy vjet Prokuroria ka vetëm një mision; të ndalë hetimin e dosjeve kriminale ku janë kapur kupola e Rilindjes me kupolën e mafies për të blerë votën”, tha Basha.

Basha u shpreh se bashkimin e opozitës nuk e shuan dot dhuna barbare e Edi Ramës.