Bota Qeveria Merkel edhe më e brishtë pas dorëheqjes së lideres së socialistëve

Qeveria Merkel edhe më e brishtë pas dorëheqjes së lideres së socialistëve

Angela Merkel do të japë sot pasdite një konferencë shtypi për median pas dorëheqjes së lideres së social-demokratëve në përgjigje të disfatës në zgjedhjet europiane, një largim që e bën edhe më të brishtë koalicionin qeverisës të drejtuar nga kancelarja, ku edhe vetë partia e saj ndodhet në vështirësi.

Pas humbjes së SPD-së në zgjedhjet europiane kritikat vërshuan lumë në drejtim Andrea Nahles.

“Debatet brenda grupit parlamentar dhe reagimet e shumta të partisë më treguan se nuk kam më mbështetjen e duhur për ushtrimin e funksionit tim”, shprehet në një komunikatë për shtyp Nahles.

Udhëheqësja e parë grua e SPD-së hoqi dorë nga posti dy ditë para një votimi brenda partisë që do të vendoste për të ardhmen e saj. Ajo gjithashtu heq dorë nga mandati i deputetes, sipas një zëdhënësi të partisë.