Politika Qeveria ofron bursë studimi jashtë vendit për vajzën nga Kavaja

Qeveria ofron bursë studimi jashtë vendit për vajzën nga Kavaja

Me porosi të Kryeministrit Rama, zëdhënësja e Qeverisë njëkohësisht edhe ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka vizituar familjarët e vajzës së mitur të përfshirë në ngjarjen e rëndë të Kavajës.

Gjatë takimit me prindërit e vajzës, Spiropali ka thënë se qeveria do të japë mbështetjen maksimale ndaj vajzës, duke e mbështetur këtë të fundit me çfarëdolloj shkollimi që ajo do të dëshirojë, brenda ose jashtë vendit.