Kryesore Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta

Qeveria: Të enjten nisim procedurën për shkarkimin e Presidentit Meta

Zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali ka deklaruar se ditën e enjte në Parlament, mazhoranca do të zhvillojë një debat për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta, pas vendimit të këtij të fundit për anulimin e datës së zgjedhjeve më 30 Qershor.

“Të enjten Parlamenti do të fillojë procedurën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta”, u shpreh Spiropali pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste.

Sipas Kushtetutës, për shkarkimin e Presidentit të Republikës duhen 2/3 e votave në Parlament, pra 94 vota.