Kuriozitete Qielli është limiti, Rusia i hyn punës për makinën e parë fluturuese

Qielli është limiti, Rusia i hyn punës për makinën e parë fluturuese

Rusia ka ndërmend të ndërtojë makinën e parë fluturuese. Russia Today raporton se shkencëtarëve në Novosibirsk u është kërkuar që të krijojnë makinën brenda katër viteve të ardhshme.

Fondacioni për Projektet e Avancuara Kërkimore ka njoftuar se për të arritur këtë qëllim është ngritur një laborator i veçantë në Institutin siberian për Kërkime Aeronautike. Nëse çdo gjë shkon sipas planin, makina do të testohet në vitin 2023.

Mjeti do të përshkruajë 1000 kilometra nga ajri, ndërkohë që do të lëvizë me shpejtësi 300 kilometra në orë. Makinat fluturuese priten të jenë trendi i së ardhmes. Kompani të fuqishme po krijojnë modele të ndryshme për të shmangur trafikun dhe për të reduktuar ndotjen.