Bota Qipro/ Polemika rreth hetimit të një serial killeri që po trondit ishullin

Qipro/ Polemika rreth hetimit të një serial killeri që po trondit ishullin

Shtatë gra dhe vajza të huaja të vrara, disa trupa të pajetë të gjetura në fund të një liqeni. Rasti i serial killerit të parë në Qipro po trondit ishullin, jo vetëm nga pikëpamja meskine por pasi kjo çështje nxori në pah një mosfunksionim të policisë e akuzuar për indiferencë kundrejt emigrantëve.

Që nga mesi i muajit prill, mediat qipriote i kushtuan një vend të veçantë në kryetitujt dhe editoralet e tyre ecurisë së hetimet për shtatë vrasjet e pranuara nga Nicos Metaxas, një oficer ushtrie i moshës 35 vjeç.

”Për qipriotët zbulimi i një serial killeri brenda rrethit të tyre shoqëror është diçka e pazakontë. Ky është rasti i pari që prej pavarësisë së ishullit në 1960”, thekson Andreas Kapardis, kriminolog dhe pedagog i merituar në Universitetin e Qipros, në Nikozi.

Deri në momentin e dhënies së dëshmisë të vrasësit të dyshuar, viktimat katër shtetase filipinase përfshirë nënën dhe vajzën e saj gjashtë vjeçe, një rumune dhe vajzën e saj 8 vjeçe si dhe një grua e identifikuar nga Nepali, rezultonin të zhdukura. Policia e kishte mbyllur shumë shpejt dosjen e tyre në mungesë të provave.

“Sa më shumë po avancon hetimi, aq më shumë zbardhet çështja se policia i ka neglizhuar kërkimet pasi bëhej fjalë për gra emigrante”, denoncon pranë medias, Maria Mappouridou një qipriote 43 vjeçe.