Bota Qyteti 11 milionë banorësh boshatiset, vendi ku “lindi” virusi i ri që...

Qyteti 11 milionë banorësh boshatiset, vendi ku “lindi” virusi i ri që po tmerron botën

Wuhan-i është një qytet në pjesën qendrore të Kinës që para disa kohësh nuk njihej nga askush dhe brenda disa ditësh pushtoi tituj kryesore të mediave botërore për shkak të një lloj virusi të ri që ka shpërthyer.

I ndodhur në provincën Hubei, me një popullsi prej 11 milionë banorësh, Wuhan-i sjell së fundmi pamje apokaliptike, të ngjashme vetëm me filma fantashkencë. Qyteti është pothuajse i boshatisur dhe ata pak njerëz që lëvizin nëpër rrugët e tij janë të maskuar dhe frikësuar. Qindra të tjerë shihen me valixhe nëpër duar me qëllimin e vetëm për t’u larguar sa më parë.

Një virusi i ri i ngjashëm me atë të SARS ka përfshirë qytetin dhe iu ka marrë jetën deri tani 17 personave si dhe ka infektuar mbi 10  mijë të tjerë. Virusi transmetohet nga njeriu tek njeriu dhe duke qenë i panjohur ka bërë që paniku të kapë nivele alarmante.

Autoritetet lokale kanë ndërprerë qarkullimin e mjeteve të transportit dhe kanë shpallur zonën e karantinës. Nga e enjtja  askush nuk mund të hyjë dhe të dalë nga Wuhan-i

Përhapja e virusit ka alarmuar vendet perëndimore të cilat kanë vendosur kamera termike nëpër aeroporte për të skanuar të gjithë pasagjerët që udhëtojnë nga Kina.