Bota Qyteti italian refuzon heqjen e titullit të nderit për Benito Mussolinin

Qyteti italian refuzon heqjen e titullit të nderit për Benito Mussolinin

Benito Mussolini vijon të mbetet qytetar nderi në Salo, një vend në veri të Italisë, ku ngriti republikën fashiste në vitet finale të Luftës së Dytë Botërore.

Shumica e këshilltarëve të qytetit refuzuan një peticion që propozonte heqjen e nderimit që i është dhënë diktatorit në vitin 1924.

“Është e drejtë që të kujtojmë Benito Mussolinin si figurë historike dhe të kujtojmë gabimet e bëra nga fashizmi, por për këtë nuk kemi pse fshijmë memorien e tij”, shprehet Gianpiero Cipani, kryebashkiak i Salo.

Mussolini ishte themeluesi i lëvizjes fashiste në Itali dhe drejtoi vendin nga vitit 1922 deri në vitin 1943.

Ai u vra në vitin 1945 në fund të Luftës së Dytë Botërore nga partizanët komunistë ndërsa po përpiqej të që largohej drejt Spanjës.

Vitet e fundit në Itali është parë që e djathta ekstreme të rrisë popullaritetin, sidomos nga Matteo Salvini, partia e të cilit ishte pjesë e koalicionit qeverisës.

Nën udhëheqjen e Mussolinit ose të njohur ndryshe si “Duçja”, Italia pushtoi Shqipërinë më 12 prill 1939. Kjo gjë detyroi mbretin Zog I që të largohet nga vendi dhe Shqipëria të bëhej pjesë e Perandorisë Italiane.