Kuriozitete Qyteti që shlyen gjobat e parkimit me ushqim për të pastrehët

Qyteti që shlyen gjobat e parkimit me ushqim për të pastrehët

Qytetarët amerikanë që jetojnë në Lexington të Kentakit nuk mërziten edhe aq kur marrin gjoba parkimi. Jo pse ato janë të lira, por pse ato mund t’i paguajnë në mënyrën më njerëzore të mundshme.

Një parkim i keq në qytet “gjobitet” me blerjen e konservave ushqimore për të pastrehët. Aksioni ka kohë që ka marrë formë përmes programit “ushqim për gjoba”, dhe është pritur mirë si nga autoritetet e punëve sociale, ashtu edhe nga qytetarët.

Një traditë që daton nga 2015-ta, shlyerja e gjobave me ushqim u ka siguruar ditën më shumë se 6200 personave në vit, që nuk kanë mundësi të ushqehen.

E gjithë vlera e konservave shkon rreth 14,000 dollarë për vit. Kujtojmë se kjo vlen vetëm për gjobat e lehta, kur makinat nuk shkelin asnjë rregull tjetër përveç atij të parkimit të gabuar.