Politika “Ra miti se Ilir Meta mban fjalën, shiti ministrin e vet”

“Ra miti se Ilir Meta mban fjalën, shiti ministrin e vet”

Me shkarkimin e Manjanit përveçse u trondit koalicioni PS-LSI, Ben Blushi mendon se ra edhe “miti” se Ilir Meta mban fjalën.

Në studion e Ora News, deputeti Blushi tha se Meta shiti Ministrin e vet.

Blushi: Ilir Meta  në kodin e shqiptarëve, ka nja 15 vjet që thonë Ilir Meta mban fjalën, Ilir Meta shiti sot Ministrin e vet. Ka ndërruar tre Ministra Drejtësie për katër vjet. LSI ka pasur Ministrinë e Drejtësisë në katër vjeçarin e fundit, ka ndërruar tre në më pak se tre vite e gjysëm. Kjo do të thotë që atë institucion ta shkatërrosh. Dhe për cilën arsye?Tregon destabilitet. LSI thotë se jemi për stabilitet. Cilin stabilitet? Institucioni i Ministrisë së Drejtësisë është totalisht në krizë. Nuk mund të ndërrohen tre Ministra për tre vjet e gjysëm. Për çfarë arsyesh? Thonë e ndërroi Ministrin se nuk çoi përpara reformën, i dolën nga burgu 500 vetë dhe pati kryengritje në burg, u kap në flagrancë me korrupsion bie fjala. Këto janë arsyet se pse ikën një Ministër. Ministri i Ilir Metës e dini për çfarë ikën nga puna? Se nuk shkon mirë me Kryeministrin. Dhe në fakt të gjithë nuk shkojnë mirë me Kryeministrin jo për arsyet e veta, por për arsye të Ilir Metës. Ky kodi që Ilir Meta mban shokët, shqiptarët do ta kuptojnë nga rasti i Ylli Manjanit dhe të tjerëve që nuk është i vërtetë.Prandaj jam i kënaqur që Ilir Meta me sukses po ndihmon që Edi Rama ta shkatërrojë me sukses LSI. Çka po e bën në mënyrë perfekte.