Bota Ra në koma prej Covid, por kur zgjohet nuk i besohet çfarë...

Ra në koma prej Covid, por kur zgjohet nuk i besohet çfarë i ka ndodhur familjes së tij

Scott Miller, 43 vjeç, nga Edinburgh, flet për koronavirusin si një vrasës të vërtetë.

Përkatësisht, pasi u zgjua nga koma pas një vuajtje nga COVID-19, ai mësoi se anëtarët e tjerë të familjes së tij nuk mbijetuan, nëna e tij Norma, 76 vjeçe, dhe partneri i saj, 69 vjeç.

E gjitha filloi në 21 mars, kur nëna e tij u sëmurë rëndë dhe ambulanca e çoi në spital, ku ajo u testua për COVID – rezultati ishte, për fat të keq, pozitiv. Deri në fund të javës, Scott ishte në të njëjtin spital, në gjendje të rëndë, deri sa kaloi në gjendje kome.

Për tre javët e ardhshme, Scott ishte në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Veshkat e tij filluan të bllokohen, kishte pneumoni, gjaku i tij filloi të koagulohet. Pjesa tjetër e familjes së tij u përball me një vendim: nëse do ta linte ose jo në respirator.

Ndërkohë, nëna e tij vdiq së pari, dhe më pas partneri i saj.

Gruaja e vëllait të tij Sharlene Miller i tha BBC: “Në ditët pas varrosjes së tyre, gjendja e Scott ishte duke u përkeqësuar dhe mjekët nuk kishin më shpresa. Ne e gjetëm veten para një vendimi, nëse do ta heqim atë respiratori apo jo”.

Ai gjithashtu pësoi një vdekje klinike në 15 prill.

Por ndodhi që gjendja e Scott ngadalë u përmirësua dhe stafi mjekësor e zgjoi atë nga koma. Atëherë iu tha që nëna e tij kishte vdekur. Ai më pas mësoi se dhe partneri i saj kishte ndërruar jetë gjithashtu.

“Shock. Nuk doja ta besoja. Refuzova të besoj se ata dy njerëz ishin të zhdukur.”

Para se të pranohej në spital, Scott peshonte 140 kg, shkonte në palestër tre herë në javë dhe luante hokej. Gjatë betejës me virusin, ai humbi 22 kilogramë dhe u desh të mësojë të ecë përsëri. Sot, katër muaj më vonë, ai nuk e di kur do të jetë aq mirë sa të kthehet në punë.

Duke folur për ashpërsinë e sëmundjes, ai tha:

“Njerëzit duhet ta kuptojnë, ky virus është një vrasës dhe shumë nuk e marrin seriozisht. Njerëzit duhet ta dinë se kjo nuk ka mbaruar. Ne duhet të jemi të kujdesshëm vazhdimisht…”.