Extra Rabini thyen urdhrat e autoriteteve amerikane, dasmë sekrete me 7 mijë të...

Rabini thyen urdhrat e autoriteteve amerikane, dasmë sekrete me 7 mijë të ftuar

Më 8 nëntor, një martesë hebreje mblodhi në një sinagogë plot 7 mijë njerëz, të cilët qëndruan ngjitur me njëri-tjetrin pa maska dhe në kundërshtim me të gjitha rregullat e distancimit social.

Dasma e Yoel Teitelbaum, nipit të rabinit të madh, Aaron Teitelman, u zhvillua në Brooklyn, në tempullin Yetev Lev në Williamsburg.

Për ta mbajtur ceremoninë krejtësisht diskrete nga mediat dhe zyrtarët, komuniteti ndau informacione vetëm gojarisht.

Edhe pse rastet e koronavirusit në qytet rriteshin dhe kryebashkiaku Bill de Blasio dhe guvernatori Cuomo kishin shpallur kufizime, siç shihet edhe në fotot dhe videot e publikuara, kjo nuk e ndali turmën të festonte dhe të kërcente, sikur asgjë të mos ishte duke ndodhur.