Sport Racizëm ndaj Anglisë, Hungaria do të luajë me dyer të mbyllura kundër...

Racizëm ndaj Anglisë, Hungaria do të luajë me dyer të mbyllura kundër Shqipërisë

Shqipëria po lufton për kualifikim në grupin I, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit në Katar. Një lajm i mirë në ketë rrugëtim vjen nga UEFA, që ka dënuar Hungarinë, kundërshtarin tonë të radhës, të luajë me dyer të mbyllura.

Arsyeja e vendimit kanë të bëjnë me koret raciste që janë dëgjuar gjatë ndeshjes Hungari-Angli, që ka detyruar organizatën botërore të futbollit, FIFA, të dënojë Kombëtaren hungareze me dy ndeshje me dyer të mbyllura, si dhe Federatën me një gjobë rreth 180 mijë euro.

Nuk është e para herë që Hungaria merr dënime të tilla për faj të tifozerisë së saj. Në Qershor, UEFA kishte dënuar me 3 ndeshje, për veprime te hungarezëve në edicionin e Euro 2020.

Shqipëria do të përballet me Hungarinë në Budapest në 9 tetor, me shanse tashmë edhe më të rritura për një rezultat pozitiv.