Sport Raiola: Ibra duhet të luajë edhe 5 vite, më pas president i...

Raiola: Ibra duhet të luajë edhe 5 vite, më pas president i UEFA-s

Mino Raiola zotëron të drejtat e shumë futbollistëve të famshëm dhe kur flet nuk është kurrë banal. Gjatë ceremonisë së dhënies së çmimeve “Golden Boy 2020”, agjenti i njohur është ndalur te situata e emrave si Paul Pogba, Zlatan Ibrahimovic, Matthijs De Ligt dhe Mario Balotelli, teksa e mbyll me një koment për Paolo Rossin.

“Zlatan është një Banksy. Është një që nuk resht kurrë së surprizuari. Ndërsa mendon se po ecën në një rrugë normale, të del përpara një Banksy. Më erdhi mirë që Pioli arriti ta bindte, sepse nëse nuk do t’ia kishte dalë Pioli, do ta bëja unë. Ai nuk mund të heqë dorë sepse nuk ia lejoj unë. Një lojtar kështu është mëkat për futbollin ta lësh të tërhiqet. E di që duhet të vazhdojë ende për disa vite, akoma edhe 5, e nëse nuk e bën për veten e tij do e bëjë për mua. Më pas mund të bëhet presidenti i një klubi ose i UEFA-s për të ndryshuar për mirë botën. Humbi kohë me dy vitet e kaluara në MLS.”.

Pogba- “Paul e pret një e ardhme e shkëlqyer, por unë preferoj të fokusohem tek e tashmja. Shpreha mendimin tim kur thashë që epoka e tij te United është drejt fundit. Mendoj se isha shumë i qartë. Unë e kisha fjalën për një lamtumirë në fund të sezonit, futbollistët e mëdhenj nuk para lëvizin në janar.

Haaland– Në orët e fundit kanë qarkulluar lajme për interesimin e Milan dhe Juves për Haaland: “Ka një të ardhme të madhe, është një djalë i jashtëzakonshëm. Shihet si di të administrohet brenda dhe jashtë fushës. Ai është Vikingu ynë. Vikingët kanë pushtuar botën kur ishte e vështirë, e ai do ta bëjë. Haaland në Itali? Nuk i dihet kurrë. Mendoj se një kalim në Itali nuk mund të përjashtohet”.

De Ligt- “Matthijs është një lider i lindur, gjithmonë merr vendimet e duhura. Ka një të ardhme të shkëlqyer përpara. Balotelli mund të jetë thelbësor për Monzan, Galliani dhe Berlusconi presin ngjitjen në Serie A. Mario është pak mbrapa me përgatitjet, por është një shenjë e rëndësishme ta kesh në skuadër.

Paolo Rossi? – “Ka qenë një futbollist i një klasi të lartë, kishte klas edhe në sjellje. Paolo tregoi se Italia ka klas dhe është një vend i bashkuar. Botërori i fituar solli gëzim edhe lumturi edhe jashtë vendit”.