Sport Raiola vendos çmimin: Dëshiron Pogbanë, paguaje 16 milionë euro në vit!

Raiola vendos çmimin: Dëshiron Pogbanë, paguaje 16 milionë euro në vit!

Paul Pogba do të luajë gjatë te Manchester United? Jo, nuk është e thënë. Me një menaxher si Mino Raiola kanë rëndësi paratë, që do të thotë, nëse dikush ofron më shumë, duhet të ndryshosh ambient. Italiani ende po punon t’i gjejë një klub të ri francezit. Menaxheri i mesfushorit të Manchester United tashmë ka nisur kontaktet me klubet e interesuara, veçanërisht me Real Madridin, duke pasur parasysh se kush mund t’iu afrohet pretendimeve ekonomike të lojtarit të tij. .

Kampioni i botës me Francën synon të përfitojë një pagë 16 milionë euro neto në sezon, një shifër që do të thyente “rekordin” aktual të pagave tek ekipi i bardhë. Nëse palët gjejnë marrëveshjen, Pogba do të bëhej lojtari më i paguar në Madrid, përpara Gareth Bale (14 milionë euro në sezon) dhe Sergio Ramos (11 milionë).

Aktualisht, francezi përfiton 10 milionë euro në “Old Trafford”, të cilave duhet t’iu shtojmë edhe 5 milionë të tjera, që vijnë nga të drejtat e imazhit. Raiola synon transferimin e radhës të klientit të tij, sepse përfiton shumë edhe vetë në kësi rastesh, duke hyrë në bisedime me Real Madridin. Për menaxherin e mirënjohur të futbollit, kushdo që dëshiron Pogba, duhet të vendosë në tavolinë së paku 16 milionë euro pagë për lojtarin.