Politika Rajoni i veriut, PS cakton 4 koordinatorët e rinj

Rajoni i veriut, PS cakton 4 koordinatorët e rinj

Në kohën kur Valdrin Pjetri nuk arriti të ulet asnjë ditë në karrigen e Kryebashkiakut në Shkodër, socialistët kanë intensifikuar lëvizjet në bazë.

Në mbledhjen e radhës së rajonit të veriut, janë përcaktuar edhe 4 koordinatorët që do të kenë vëmendjen maksimale për këtë rajon.

Burime për A2 thanë se ata janë Musa Ulqini, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Arben Pëllumbi. Pjesë e diskutimit është edhe paraqitja e dorëheqjeve të drejtorëve pas kërkesës së kryesocialistit Edi Rama, si dhe organizimi i brendshëm i partisë, në prag të nisjes së zgjedhjeve të asambleve socialiste./ A2CNN