Bota “Raketa që ra në Poloni ishte ruse”, Zelensky del kundër NATO-s dhe...

“Raketa që ra në Poloni ishte ruse”, Zelensky del kundër NATO-s dhe SHBA-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, një dalje televizive ka sfiduar të gjitha qëndrimet e mbajtura deri tani nga aleatët perëndimor për raketën që ra në Poloni.

Zelensky ka mohuar kategorikisht se raketa që ra në Poloni mbrëmjen e djeshme është ukrainase, duke thënë se ai është i sigurt se ajo është ruse.

Zelensky kërkoi që të mos drejtohej gishti nga shteti i tij për incidentin raketor, por të pritej fundi i hetimeve.

“Nuk kam asnjë arsye të dyshoj. Komandanti i Forcave Ajrore më dorëzoi mua personalisht një raport për këtë, gjithashtu edhe komandantit të përgjithshëm Zaluzhnyi. Nuk kam dyshim se nuk ka qenë raketa jonë dhe as sulm nga ne. Nuk kam arsye të dyshoj raportin e komandantit. Luftën e kemi bërë bashkë. Qëndrimi im është i thjeshtë. Ju lutem na lejoni që të vizitojmë vendin e ngjarjes. Kjo do të ishte diçka e drejtë. Besoj se është e drejta jonë që të jemi aty. Derisa ky hetim të përmbyllet, ju lutem le të përmbahemi nga konkluzionet përfundimtare. Kjo është diçka e drejtë. Ne duhet të jemi pjesë e grupeve të përbashkëta të hetimit, apo jo? Veçanërisht nëse bëhet fjalë për të na fajësuar.”

“Ukraina mund të bëhet pjesë e hetimeve për incidentin me raketën, vetëm me lejen e Polonisë dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi presidenti polak, Andrej Duda, duke iu përgjigjur thirrjes së Kievit për qasje urgjente në procesin për zbardhjen e plotë të asaj çfarë ndodhi në fshatin kufitar mes dyja vendeve. Madje Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Ukrainë deklaroi se “vetëm Rusia dhe terrori i saj raketor janë fajtorë për atë që ndodhi”.

“Jemi të gatshëm të dorëzojmë provat që kemi për të mbështetur pistën ruse”, tha Oleksi Danilov.