Politika Rakip Suli futet në zyrë, merr drejtimin e bashkisë Kamëz

Rakip Suli futet në zyrë, merr drejtimin e bashkisë Kamëz

Rakip Suli ka hyrë në bashkinë e Kamzës si kryetar i dalë nga votimet e 30 qershorit. Prej 12 vitesh kjo bashki drejtohej nga Xhelal Mziu i PD-së.

Dera e jashtme e godinës është thyer pasi ishte mbyllur nga administrata e mëparshme.

Suli u zotua se do iu shërbejë qytetarëve, si të majtëve edhe të djathtëve.

I pyetur për paraardhësin e tij, Rakip Suli tha se nuk e njeh fare atë, por u shpreh se ai si persona ka ndryshuar vetën e tij, por jo Kamzën.

“Nuk e njoh këtë person, e njoh si njeri që ka ndryshuar veten dhe jo Kamzën”, tha Suli.