Politika Ralf Gjoni: Në LSI është krijuar klimë intimiduese

Ralf Gjoni: Në LSI është krijuar klimë intimiduese

Ralf Gjoni është një nga deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë, i cili e mori mandatin pas daljes nga Parlamenti të opozitës.

Ai ishte pjesë e listave të LSI, ndërsa në ditën kur do të betohej në Kuvend, ndaj tij pati një sulm me bojë teksa ishte duke dalë nga banesa e tij.

Gjoni tregon për A2News vështirësitë e para në rrugën e tij drejt Kuvendit, si dhe pse e mori vendimin për të pranuar mandatin.

“Ka qenë një vendim i vështirë, nuk është e lehtë. Nuk di ndonjë rast në botë që të përballej me një braktisje të opozitës.

Për mua ishte e vështirë, pasi nga njëra anë ishte presioni i brendshëm partiak, klima intimiduese që u krijua në atë kohë. Vrulli dhe vala mediatike që i shërben… Disa grupimeve mediatike filluan të krijojnë një realitet fals se gjoja po zbulonin tradhtarët. Kushtetuta e thotë që mandati nuk është detyrues dhe i përket vullnetit të popullit. Kjo është një kopje e kushtetutave të të gjithë vendeve europiane.

Nëse mandati është detyrues, në një moment lideri i partisë çmendet dhe vetdeklarohet mbret dhe bën ndonjë reprezalje si Hitleri dhe të gjithë deputetët duhet ta ndjekin rresht. Gjithnjë edhe në vendet europiane ka deputetë që dalin kundër partisë. Unë nuk besoj që shumica e anëtarëve apo edhe e deputetëve të LSI kanë dashur të digjnin mandatet.

Nuk ka qenë në filozofin politike të LSI bojkoti apo braktisja e institucioneve. Por presion të drejtpërdrejtë nuk ka pasur. Por deklarata ka pasur, si ato që janë “mandate gjaku””, tha Gjoni.