Kryesore Rama, 90 minuta takim në rezidencën e Erdogan (VIDEO)

Rama, 90 minuta takim në rezidencën e Erdogan (VIDEO)

Kryeministri Rama është takuar sot në Stamboll me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan.

Takimi është zhvilluar në kuadër të Kongresit Botëror të Naftës që do të mbahet nesër në këtë qytet.

Rama ka qëndruar me Erdogan për 90 minuta.

Ata kanë biseduar mbi disa projekte të përbashkëta, mes tyre edhe ndërtimi i aeroportit të Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, që do të vihet në funksion me asistencën e Turkish Airlines.