Aktualitet Rama: Administrata ka parazitë që s’ua kërcet për qytetarët

Rama: Administrata ka parazitë që s’ua kërcet për qytetarët

Kryeministri Edi Rama është ndalur këtë mbrëmje në qytetin e Burrelit, ku zhvilloi një takim për platformën bashkëqeverisëse. Rama u ndal sërish tek administrata, ku tha se ka shumë parazitë, grabitqarë dhe njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi.

“Do vazhdojmë të rrisim ndjeshmërinë e qytetarëve dhe do t’i nxisim të bëhen pjesë e koalicionit të madh qeverisës. Një nga hallet më të mëdha në këtë vend është se po nuk ndeshe në njeriun e duhur në zyrën ku troket, je në det të hapur. Ne po punojmë cdo ditë për ta luftuar dhe
zmbrapsur, pasi kemi një fenomen të trashëguar të administratës, ku ka shumë parazitë, grabitqarë, njerëz që i shohin qytetarët nga xhepi dhe s’ua kërcet fare kush është përballë”, tha Rama.