Politika Rama: Akoma s’e kanë marrë vesh bizneset që koha e informalitetit mbaroi

Rama: Akoma s’e kanë marrë vesh bizneset që koha e informalitetit mbaroi

Vijon aksioni i Hetimit Tatimor kundër informalitet, ku janë gjobitur dhe bllokuar dhjetëra biznese në pak ditë.

Për këtë ka reaguar sërish kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook thotë se do të ketë zero tolerancë.

Kryeministri thekson se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurencës e të konsumatorit ka mbaruar.

‘#STOPINFORMALITETIT

Nga Velipoja deri në Ksamil vijojnë bllokimet ligjore të subjekteve që akoma s’e kanë marrë vesh, se koha e përfitimeve abuzive në dëm të konkurencës e të konsumatorit ka mbaruar #ZeroTolerancë’, shkruan Rama.