Kryesore Rama, akuza të forta ndaj Metës: Po ngre histori antishqiptare kundër meje...

Rama, akuza të forta ndaj Metës: Po ngre histori antishqiptare kundër meje dhe Thaçit

| Nga American Eye
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama bëri akuza të forta ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta në studion e emisionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit.

Rama tha se me vendimin për të mos dekretuar Gent Cakën si Ministër të Jashtëm, ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Ai kujtoi se në 2016-n, Meta e ka marrë në pak orë certifikatën e sigurisë, sepse duhet të shkonte në aktivitet.

Sipas tij, Meta ka futur një praktikë të panjohur më parë në historinë e Presidencës, që është në shkelje të Kushtetutës, që e ndalon Presidentin të ketë opinione nëse ai i dekreton ose jo një ministër.

Rama u shpreh se Meta e ka vendosur zyrën e kreut të shtetit në një tren papërgjegjshmërie, duke i thënë Kushtetutës “jam unë, pa je ti” dhe se ka marrë një inkursion antikushtetues të përsëritur.

Ai nënvizoi se nuk e dëshiron një konflikt institucional, por ka thyer heshtjen sepse Presidenti është angazhuar në një krim ndaj diturisë, duke e përdorur Cakën si “mish për top” kundër Presidentit të Kosovës dhe Kryeministrit të Shqipërisë, duke ngritur një histori të plotë vulgare dhe antishqiptare, se ai bashkë me Thaçin duan ndarjen e Kosovës.

Rama akuzoi Metën se ka shkelur në mënyrë të përsëritur duke nisur me mosdekretimin e Sandër Lleshit dhe me kthimin e ligjeve që s’ka pse t’i ktheje siç janë taksat.

Sipas Ramës, Meta është duke sfiduar ndarjen e pushteteve duke dalë nga shinat e Kushtetutës, duke u sjellë si kryetar i LSI-së në ditët më të këqija.

I pyetur nëse ka një iniciativë për shkarkimin e Presidentit, Rama tha se kjo kërkon votat e 2/3 në Kuvend, ndaj dhe Meta po përdor logjikën “nuk më shkarkojnë dot dhe unë bëj çfarë të dua”.